Politika

PD kundër integrimit në BE? Mesazhi në anglisht: Shqipëria nuk është gati!

Të gjitha kancelaritë europiane kanë vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe pritet drita jeshile e çeljes së negociatave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga KE.

Por për PD, kjo nuk mjafton, e cila siç duket është e vendosur për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Nëse ka një reformë të guximshme, e cila është vlerësuar nga të gjitha vendet, madje edhe nga skeptikët, është reforma në drejtësi.

Por deputeti Gent Strazimiri, me anë të një postimi në Twitter, duke cituar sipas versionit të tij një deklaratë te ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu sulmon reformën në drejtësi dhe pyet me ironi: A është gati Shqipëri të hyjë në BE?

Postimi i Strazimirit:

“Para se të publikohej dënimi, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaroi se “ka pasur presion dhe ofrim ryshfeti për lirimin e Saimir Tahirit”! Kjo deklaratë u rikonfirmua pas lirimit të tij! “Reforma në drejtësi” dhe “lufta kundër krimit të organizuar” të goditura me një goditje! Shqipëria e gatshme për t’u bashkuar me BE ?!”/a.ç

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button