Kronika

Rama: Po shndërrohet në park një kënetë në Tiranë, bashkia ka pushuar së ekzistuari

Bynl93WIEAAUDz4-262x350Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” foto të ndryshimit që po pëson qyteti I Tiranës, teksa një kënetë, 300 metra nga bulevardi, po shndërrohet në një park.

“Ja si po shndërrohet në park një kënetë 300m nga bulevardi TR në përgjigje të plot ankesave nga qytetarë të braktisur”, shkruan Kryeministri Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka postuar edhe dy foto të tjera ku shkruan se duhet që qeveria të bëjë edhe punë komunale me vullnetarë pasi bashkia e Tiranës ka pushuar së ekzistuari.

Bynl-AuIMAAAdt4“U pa puna miq duhet të bejme edhe punë komunale me vullnetarë kur bashkia pushon së ekzistuari!”, shkruan Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button