Home / Rajoni / Kroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE

Kroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE

Në Kroaci vetëm pesë vite pas futjes në BE është shtuar dukshëm qëndrimi negativ ndaj tij. Ekspertët thonë se kroatët kanë shumë shkaqe pse kanë qëndrime negative ndaj BE-së.

Ndërsa 49 % e kroatëve kanë një qëndrim neutral ndaj BE. Ndërkohë që 46 % e shtetasve të Kroacisë mendojnë se gjërat në BE po shkojnë në drejtim të gabuar. Po pse kroatët kanë qëndrime kaq negative ndaj BE?

Dëshpërimi dhe mosbesimi
„Rënia e besimit nuk e befason askend”, thotë Berto Shalaj nga Fakulteti i shkencave politike në Zagreb. Sipas tij, BE nuk është duke funksionuar si duhet në aspektin ekonomik dhe social, nuk është mundësuar një sistem më i mirë shëndetësor dhe një shkollim më i mirë. Ndërkohë që standardi i pensionistëve po bie gjithnjë e më shumë. Një aspekt tjetër problematik është edhe sistemi i marrjes së vendimeve të rëndësishme në BE. Kroatët nuk janë mësuar me një nivel të lartë të demokracisë, ndërsa BE e ka rrënur këtë sistem edhe më shumë. “Brukseli e ka larguar mekanizmin e marrjes së vendimeve nga populli”, thotë Shalaj. Parlamenti Evropian nuk pyetet për asgjë të rëndësishme, ndaj dëshpërimi është pasojë logjike. E gjitha kjo ka shkaktuar ngritjen e skepticizmit kroat ndaj BE.

Migrimet
“Kroacia dhe një pjesë e madhe e BE-së gjendet aktualisht mes teknokratizmit dhe populizmit. Mes distancimit dhe ekspertizës së Macronit dhe djathtistëve që kanë fituar pushtetin në Itali”, thotë Shalaj për DW. Sa i përket nivelit të shkencës në vend, Shalaj thotë se “Kroacia nuk duhet të ikë nga përgjegjësia e vet”. Por fakt është që në këtë vend ka më pak mjete financiare për projekte serioze nga fondet evropiane. Nga këto fonde financohen vetëm projektet e vogla dhe jo ato të mëdha dhe komplekse.”

Ndërsa sociologu Toni Prug mendon se shkaku i mungesës së mjeteve financiare ka të bëjë edhe me mungesën e interesit të shkencëtarëve kroatë për këto tema. Në BE ekziston frika nga rritja e influencës së nacionalizmit, por ende i besohet sistemit të tregut të hapur. Por problemet po shtohen. Nga Kroacia është larguar një numër i madh i njerëzve e dihet që njerëzit ikin vetëm në kohërat e krizave, thotë Prug. Këtë gjendje e dëshmon edhe fakti që 29% e të ardhurave përdoren për ushqime.

Modeli i keq i integrimit
“Mesatarisht në BE shpenzohen vetëm 12 % e të ardhurave për ushqime. Të ardhurat në Kroaci janë më të ulëta se në vendet e tjera, ndaj është e qartë që gati një e treta e rrogave shpenzohet për ushqime. Banka e Zagrebit aktualisht jep kredi me interes prej 3,72 %. Ndërsa UniCredit ofron në Itali kredi me interes prej 1-2%.

Toni Prug thotë se në Kroaci kemi edhe një model të keq integrimi dhe lëshime të tjera. Ndaj nuk të befason fakti që në Kroaci po bie interesimi i njerëzve për BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: