Bota

Macron kërkon reformim të OBT-së pas vendimit të Trump

Dy ditë përpara se presidenti amerikan, Donald Trump të marrë vendimin mbi një përjashtim të përhershëm të BE-së nga tarifat e reja të çelikut dhe aluminit, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reformë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Qasja e shumëanëshme e OBT-së ndaj tregtisë është e domosdoshme, por duhet të përditësohet për të përcjellë sfida të tilla si, subvencionet tregtare të shtrembëruara”, deklaroi Macron gjatë një takimi ministror të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) , në Paris.

“Ndërkohë që, bisedimet e fundit midis komisioneres europiane të Tregtisë, Cecilia Malmstrom dhe sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, nuk patën progress në çështjen e tarifave”, sipas një deklarate të zëdhënëses së Komisionit të Tregtisë të BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button