Home / Rajoni / Cipras: Greqia, shembull i stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes

Cipras: Greqia, shembull i stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes

Greqia ka përjetuar një periudhë të vështirë ekonomike, e cila është duke u rimëkëmbur, deklaroi dje kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një fjalimi në mbledhjen vjetore të Federatës Greke të Ndërmarrjeve (SEV), në Athinë.

“Ne arritëm të ndryshojmë imazhin e vendit me vendosmëri. Greqia nuk përbën një kërcënim sistematik për Europën (…) Vendi ynë është bërë një shembull i stabilitetit politik dhe rimëkëmbjes”, deklaroi kryeministri grek Cipras.

Përsa i përket zgjedhjeve, ai tha se ato do të zhvillohen në fund të mandatit të qeverisë dhe gjithashtu, kritikoi opozitën për “diskutimin e vazhdueshëm të zgjedhjeve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: