Home / Bota / Tarifat e çelikut nga SHBA, Stace: BE të marrë masa mbrojtëse

Tarifat e çelikut nga SHBA, Stace: BE të marrë masa mbrojtëse

Tarifat amerikane prej 25% do të hyjnë në fuqi të premten në mëngjes. Prodhuesve të çelikut në mbarë bllokun iu dha një përjashtim i përkohshëm nga kjo masë, ndërsa SHBA-ja u përpoq ta bindte Brukselin të reduktojë prodhimin e çelikut ose të bëjë lëshime të tjera.

Por raportet ne media tregojnë se bisedimet e minutës së fundit në Paris me sekretarin amerikan të tregtisë, Wilbur Ross, dështuan teksa ai vetë u shfaq tërësisht i prirur drejt vendosjes së tarifave të reja.

Këto të fundit, për ministrin francez të financave Bruno Le Maire, janë të pajustifikuara dhe të rrezikshme.

“Është plotësisht në dorën e autoriteteve amerikane nëse duan të hyjnë në një konflikt tregtar me partnerin e tyre më të madh, Europën”, deklaroi ai pas takimit me Ross në Paris.

Le Maire paralajmëroi se BE do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për një kundërpërgjigje të duhur ndaj kësaj lëvizjeje të Uashingtonit.

Bisedimet nxirren në pah dhe një çështje tjetër që nuk ishte prekur deri më tani; Stace u detyrua ta pranonte se ka një problem kapaciteti të tepërt global ne industrinë e çelikut, por tha se shumica e tij është në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.