Home / Kronika / Kolegji i Posaçëm i Apelimit nis seancën, Llalla nga Turqia autorizon avokatin Hazizaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nis seancën, Llalla nga Turqia autorizon avokatin Hazizaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar sot të nisi gjykimin ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Ish-kryeprokurori i ka dhënë prokurë përfaqësimi, avokatit Sokol Hazizaj. Siç vërtetohet nga trupa gjykuese, prokura është dhënë në Turqi dhe është në dy gjuhë, në shqip dhe në turqisht.

Kryetari i trupit gjykues, Sokol Çomo deklaroi, se “Adriatik Llalla është deklaruar me datë 28 05.2018, përpara një noteri publik në prani edhe me përkthyese që ka asistuar në përkthimin e tekstit të prokurës në të cilën, Adriatik Llalla ka vënë nënshkrimin e tij”.

Më tej, Çomo shtoi se “sipas përmbajtjes, ky dokument, pra prokura është pajisur me datë 29.05. 2018 edhe me vulë apostolike, sipas Konventës së Hagës të 5 tetorit të vitit 1961”.

Në këto kushte, tha Çomo “trupi gjykues arriti në konkluzionin se avokati Skënder Hazizaj ka tagrin e përfaqësimit për të përfaqësuar subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla edhe në mungesë të tij në këtë seancë gjyqësore, dhe e deklaroi shqyrtimin gjyqësor të hapur”.

Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë, Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe relatori, Luan Daci, i cili u caktua me short.

Pak muaj me parë ish-kryeprokurori Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çështjen, ku kërkohet vazhdimi i procesit.

Ndërkaq seanca e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit  po vazhdon pa praninë e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.