Home / Kronika / Rita Ora ndez Tiranën, mesazhe dashurie për publikun në sheshin “Skënderbej”

Rita Ora ndez Tiranën, mesazhe dashurie për publikun në sheshin “Skënderbej”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është ngjitur rreth orës 21:30 në skenën e koncertit në sheshin “Skënderbej”, ku po u dhuron një performancë mbresëlënëse para fansave të shumtë shqiptarë.

Sapo Rita u ngjit në skenë, turma nisi ta brohorasë, ndërsa atmosfera u elektrizua pasi ylli i Pop-it nisi të performojë hitet e saj më të njohura, si “Poison”, “I will never let you down”, “Lonely together”, “Party and bullshit”, etj.

Këngëtarja nga Kosova është shfaqur me një “look” tejet ndryshe në Mëmëdhe, ku bien në sy flokët e kuqe dhe kostumi i verdhë. Vetë Rita nuk i ka kursyer batutat rreth flokëve para publikut duke thënë me të qeshur: “Siç mund ta shihni flokët e mi me ardhjen në Shqipëri janë të kuqe”.

Një ndër çastet më kulminante të spektaklit ishte ai kur Rita nisi të kërcejë vallen e Rugovës, ndërsa pas saj në “led wall” u shfaq flamuri kuqezi.
“Ka një surprizë të vogël për ju tash”, ka thënë ajo, para se të niste kërcimin.

Përgjatë gjithë performancës Rita nuk nguron të japë herë pas here mesazhe dashurie dhe atdhedashurie për fansat e saj në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: