Sporti

Panucci drejt shkarkimit? Reagon Presidenti i FSHF-së

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka qëndruar sërish në krah trajnerit të Kombëtares, Christian Panuccit, duke hedhur poshtë zërat se ky i fundit rrezikon shkarkimin.

Ai ka pohuar për “Panorama Sport” se pavarësisht se nuk është i kënaqur me paraqitjet e fundit të Kombëtares, nuk mund të akuzohet vetëm trajneri.

“Duhet t’i japim kohë Panuccit dhe skuadrës. Trajneri ka përgjegjësitë e tij, por nuk mund t’i adresohen të gjitha përgjegjësitë atij”, deklaroi Duka.

Sulmet mediatike ndaj Panuccit kanë ardhur fill pas rezultateve të dobëta që ka korrur Kombëtarja shqiptare në dy ndeshjet miqësore, me Kosovën (0-3) e më pas me Ukrainën (1-4).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button