Home / Kronika / Të hënën vendoset fati i kontrollit të pasurisë së Llallës

Të hënën vendoset fati i kontrollit të pasurisë së Llallës

Vetëm pak minuta më parë ka nisur seanca në të cilën shqyrtohet ankimimi i komisionerit publik në lidhje me ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lllalla, sipas të cilit ai duhet t’i nënshtrohet vettingut, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Florian Ballhysa tha se megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, Llalla nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

“Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish- kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh se: “parashikimet ligjore thone se nese subjekti jep doreheqjen, procesi i vetingut nderpritet. Me shume se kaq une nuk mund ta shpjegoj dot”.

Ne perfundim te deklarimeve KPK vendosi qe te henen te bej publik vendimin nese Llalla do t’i nenshtrohet apo jo procesit te vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.