Home / Kronika / Duke qeshur në sallën e gjyqit! Izet Haxhia kërkon përballje me Sali Berishën

Duke qeshur në sallën e gjyqit! Izet Haxhia kërkon përballje me Sali Berishën

Këtë të enjte është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili ka kërkuar nga gjykatësi që të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me ish kryeministrin Sali Berisha. I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, i dënuar me 25 vite burgim, i larguar në Turqi e më në fund këtë vit i ekstraduar me vetë dëshirën e tij për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, këtë të enjte Izet Haxhia është shfaqur i qeshur përpara kamerave në sallën e gjyqit.

Vetë Haxhia teksa ka kërkuar përballje me Sali Berishën ka treguar dhe planin e ish kryeministrit për ekzekutimin e tij dhe të një sërë personash të tjerë.

“Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Haxhia, përpara trupës gjykuese.

Haxhia tregon edhe arsyen se përse nuk ka ardhur më herët në Shqipëri.

“Nuk kam ardhur gjatë këtyre viteve sepse më rrezikohej jeta”, thotë ai.

Avokati i Haxhisë, Romeo Karaj ka paraqitur një dokument të SHIK-ut në seancën gjyqësore, i cili paraqiste një raport mbi vdekjen e Azem Hajdarit dhe ku emri i ish bodyguard-it të Sali Berishës nuk përmendej asnjëherë. Seanca që do të vendosë për kërkesën e Izet Haxhisë do të zhvillohet më 14 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.