Home / Politika / Opozita e kërkon në seancë, Xahafaj takohet në zyrë me Donald Lu

Opozita e kërkon në seancë, Xahafaj takohet në zyrë me Donald Lu

Opozita kërkoi me ngulm praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në seancën plenare, por aty u shfaq vetëm kreu i Qeverisë.
Në përpjekje për të normalizuar punimet, Gramoz Ruçi iu drejtua Lulzim Bashës duke i thënë në një moment se si Kryeministri, ashtu edhe ministri i Brendshëm janë në takime me partnerë ndërkombëtarë.

Në momentin e kësaj deklarate, Fatmir Xhafaj me gjasa ka qenë në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme, në pritje të një takimi me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Takimi i mes tyre u zhvillua për 20 minuta kokë më kokë, ndërsa detaje nga biseda nuk janë bërë publike. Por, publike ishte shfaqja e tyre jashtë Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.