Bota

Austria nis mbylljen e xhamive, zv.Kancelari: Ky është vetëm fillimi

Kancelari Sebastian Kurz (majtas) dhe zv.Kancelari, Heinz-Christian Strache (djathtas). Erdhën në pushtet me një gjuhë të ashpër kundër emigracionit e refugjatëve dhe me premtimet se do të forcojnë kontrollet dhe dëbojnë nga vendi imamët, që sipas tyre, predikojnë dhunën.
E nga premtimet, Qeveria e djathtë austriake duket se po kalon tek veprat. Mediat vendase shkruajnë këto ditë se plani i koalicionit të djathtë është mbyllja e disa xhamive dhe dëbimi i të paktën 40 imamëve.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka një historik me një përpjekje për të kaluar një ligj, që shënjestronte myslimanët në vitin 2015, kohë kur drejtonte Ministrinë e Integrimit. Projektligji i asaj kohe parashikonte ndalimin e financimeve për grupet fetare dhe “detyronte” shoqatat islamike që të kishin një qasje thelbësisht pozitive kundrejt shtetit dhe shoqërisë austriake.

“Islami politik dhe shoqëritë paralele me shoqërinë austriake nuk mund të zënë hapësirë në vendin tonë”, tha Kurz në një konferencë për mediat.

Në Austri jeton një komunitet prej 600 mijë myslimanësh, shumica e të cilëve janë turq, ose me origjinë turke.

Një prej xhamive që do të mbyllet është në Vjenë dhe drejtohet nga “Ujqërit Gri”, një organizatë nacionaliste rinore turke, që Qeveria austriake e akuzon se vepron ilegalisht në vend.

Një grup arab, që drejton gjashtë xhami do të dëbohet gjithashtu dhe xhamitë do të mbyllen.

“Ky është vetëm fillimi”, deklaroi zv.Kancelari, Heinz-Christian Strache, njëkohësisht drejtues i ekstremistëve të djathtë në koalicion me Kurz.

Reagimi i parë mbërriti nga Turqia.

“Vendimi do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi”, tha zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin.

“Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”, postoi ai më vonë në Twitter.

Kalin ftoi që përpjekjet për të normalizuar islamofobinë dhe racizimin të refuzohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button