Home / Politika / Eurodeputetët austriakë: Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Eurodeputetët austriakë: Pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

“Ne e kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe jemi në rrugën e marrjes së presidencës së KE dhe jemi por hapjes së negociatave për Shqipërinë në muajin qershor”.

Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer deputetë të Partisë Popullore Austriake zhvilluan sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak dhe Michael Hammer, zv/kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin austriak theksuan se, ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë në parlamentit austriak dhe ne e mbështesim këtë qëndrim të qeverisë dhe kancelarit Kurz”.

“E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor”, deklaroi ai.

“Ne sot kishim mundësinë të shkëmbenim mendime dhe me kënaqësi vërejtëm se negociatat mbështeten nga të dyja anët. Kryetari Basha e konfirmoi këtë mbështetje të opozitës për hapjen e negociatave siç bëri edhe nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi”, tha Lopatka.

Por, shtoi ai, “jemi të shqetësuar përsa i përket rastit të ministrit të Brendshëm. Në rastin, Xhafaj duhet trajtuar në mënyrë të besueshme që të mbështetet rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian’.

Kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij theksoi se, ‘u kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave”.

“Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi problem, por ne kërkojmë ndihmën austriake europiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur”, tha Basha.

“Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria’, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: