Home / Kosova / Thaçi: Fadil Vokrri, ylli më i ndritur i sportit

Thaçi: Fadil Vokrri, ylli më i ndritur i sportit

Presidenti Hashim Thaçi shprehu sot ngushëllime pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Duke e cilësuar Vokrrin si yllin më të ndritur të sportit, jo vetëm shqiptar e kosovar, Thaçi ngushëllon familjarët, miqtë dhe të gjithë tifozët.

“Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, i tërë kombi merr lajmin për vdekjen e parakohshme të Fadil Vokrrit, yllit më të ndritur të sportit dhe jo vetēm sportit tonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve. U prehsh në paqe Kapiten”, shkruan presidenti Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.