Kosova

Haradinaj për Vokrrin: Futbolli humbi legjendën më të madhe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi sot lajm të trishtë dhe pikëllues ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Futbolli kosovar ka humbur legjendën më të madhe të tij. Fadili ishte një personalitet i shquar në fushën e sportit jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke u bërë shembull për të gjithë se si duhet të punohet për të arritur suksese. Falë kontributit të madh të Fadilit, Kosova arriti të pranohet në FIFA dhe UEFA”, nënvizon Haradinaj.

Sipas tij, me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të vendit, Fadili me të drejtë konsiderohej si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në afirmimin e sportit kosovar nëpër botë.

Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Vokrri, sportistëve dhe gjithë Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button