Home / Kosova / Kryetari i Prishtinës: Stadiumi i Kryeqytetit do ta mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Kryetari i Prishtinës: Stadiumi i Kryeqytetit do ta mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit, kreut të FFK’së që ndërroi jetë sot në moshën 57 vjeçare.

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

“Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri!”, konfirmon i pari i kryeqytetit.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: