Bota

NATO do të hapë seli të reja në ShBA dhe Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, njoftoi të enjten në Bruksel se NATO-ja do të hapë selitë e reja në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani.

Komanda e Përbashkët Atlantike do të vendoset në Norfolk, Virxhinia të ShBA-së, e cila do të përgjigjet për sigurinë e korsive detare midis Amerikës së Veriut dhe Europës. Selia tjetër do të vendoset në Ulm të Gjermanisë për të siguruar mbështetje logjistike dhe mobilizimin ushtarak në Europë.

Stoltenberg-u tha se shefat e mbrojtjes të të gjitha vendeve mbështesin gjithashtu një nismë të zgjeruar gatishmërie të quajtur “Four 30s” dhe zotohen të sigurojnë që NATO-ja mund të dislokojë, deri në vitin 2020, 30 batalione të mekanizuara, një skuadron të forcave ajrore dhe 30 anije ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button