Home / Kronika / Kapet një sasi e frikshme droge, media italiane: Erdhi nga klanet e Vlorës

Kapet një sasi e frikshme droge, media italiane: Erdhi nga klanet e Vlorës

Një sasi e madhe droge është kapur nga policia orët e vona të mbrëmjes së djeshme në brigjet e Salentos në Brindizi.

Guardia di Finanza në bashkëpunim me Departamentin e Operacioneve Detare në Bari ka arritur të kapë një varkë e cila po transportonte 2.5 ton marijuanë.

Media italiane shkruan se droga vinte nga Vlora, duke theksuar se me shumë gjasa i përket klaneve mafioze të qytetit shqiptar.

Media lokale saktëson se ekuipazhi ka arritur të largohet para ardhjes së policisë. Hetimet janë zgjeruar tashmë dhe ka nisur kërkimi për trafikantët dhe prejardhjen e drogës

Leave a Reply

%d bloggers like this: