Politika

Komisioneri Fyle nis vizitën në Tiranë, takon Metën

Meta-dhe-Fyle-478x350Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle ndodhet në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.
Axhenda zyrtare e Komisionerit nisi paraditen e së hënës me një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në mjediset e kryesisë së Kuvendit. Më pas, rreth orës 11:30, në Hotel Sheraton, do të mbahet dhe takimi i radhës Shqipëri-BE, me pjesëmarrjen e z. Fyle dhe të kryeministrit Edi Rama. Rreth orës 13:30 dy zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi konkluzionet e këtij takimi.
Dialogu i Nivelit të Lartë nisi vitin e kaluar për të konfirmuar angazhimin e BE-së për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në BE, duke rritur shanset e saj për sukses.
Takimi i sotëm është i pari pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tryeza e tretë, dhe ku pritet të shikohet ecuria e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për procesin e integrimit, ku reforma në drejtësi do të jetë dhe pika kyçe për hapjen e negociatave.
Në këtë tryezë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj dhe opozita, e cila, përmes kryetares së Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, ka bërë të ditur praninë e saj në këtë takim, bashkë me deputetin demokrat, Eduard Halimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button