Home / Ekonomia / Të hënën nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, Kreu i ARRSH shpjegon se çfarë do të ndodhë

Të hënën nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, Kreu i ARRSH shpjegon se çfarë do të ndodhë

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro tha se pas sezonit turistik do të nisë ndërhyrja e plotë për autostradën Tiranë – Durrës.

 I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Qendro tha se ky aks rrugor duhet të ishte përfunduar në shkurt të 2018, por kjo nuk ka ndodhur sepse ka pasur një sërë problematikash.

Afrim Qendro: Ne së bashku me BB kemi qenë në një projekt problematik. Përgjatë një viti, që nga shkurti i 2017 deri në shkurt 2018 duhet të kishim mbaruar të gjitha rehabilitimet e përcaktuara në këtë kontratë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse ka pasur një sërë problematikash. Ka qenë një kontratë e re, me performancë quhet. Kompanitë kanë qenë të papërgatitura për këtë lloj dhe nuk ka pasuer një menaxhim të mirë kjo kontratë.

Gjithashtu ka një diferencë në kohë të studimit që është bërë në fund të vitit 2014 dhe kohës në të cilët u lidhën këto kontrata. Ne kemi bërë projektin për rehabilitimin sipas standardeve të këtij segmenti Tiranë-Durrës, por nuk është e mundur që të ndodhë pasi banka pas shumë negociatash na ka thënë që del jashtë objektit të kontratës dhe ne në kushtet në të cilat u ndodhëm po në bashkëpunim me bankën ne shfrytëzuam hapësirën e ndërhyrjes emergjente që parashikon kjo kontratë për të bërë ndërhyrje emergjente në shtresat asfaltike duke rehabilituar 31 metra katror. Që do të thotë ne nuk do të bëjmë mbushje të gropave, por do të marrim segmentet më të dëmtuara, do ti hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet.

Ne këtë punë do ta mbarojmë deri në datën 1 korrik, që me fillim normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme. Në vazhdim të projektit të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti ne jemi duke punuar që këtë projekt ta përkthejmë në kushtet e manualit shqiptar dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe të Financave po përpiqemi që të gjejmë fonde nga buxheti i shtetit me qëllim që pas sezonit turistik të bëjmë rehabilitimin e plotë të këtij segmenti. Kjo kontratë me BB nuk ka të bëjë vetëm me segmentin Tiranë-Durrës, por ky ka rëndësinë e vecantë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: