Home / Kosova / Zyrtarë serbë kanë ardhur në homazhe për Fadil Vokrrin

Zyrtarë serbë kanë ardhur në homazhe për Fadil Vokrrin

Në ceremoninë mortore për kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili vdiq dje, në Prishtinë kanë ardhur zyrtarë të lartë të futbollit të Serbisë dhe nga ish-klubi ku luajti Vokrri, Partizani i Beogradit.

Në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kanë ardhur ish-kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiq dhe kryetari i klubit Partizani, Millorad Vuçeviq.

Kallxo.com ka siguruar fotografi të veturave me të cilat kanë ardhur nga Beogradi zyrtarët e futbollit serb.

Për sigurinë e këtyre zyrtarëve të lartë është përkujdesur Policia e Kosovës.

Në homazhet e zhvilluara në hollin e Kuvendit të Kosovës sot është parë edhe zyrtari i FIFA-s, kroati Zvonimir Boban.

Këto janë fotot e veturave të zyrtarëve të futbollit serb që kanë ardhur në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ka qenë edhe lojtar i klubit beogradas Partizani dhe i përfaqësueses së Jugosllavisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: