Bota

Macron: Nuk bëhet diplomaci me kriza inati

Diplomacia nuk mund të diktohet nga “krizat e inatit”.
Ky është mendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron, pasi samiti i G7-s në Kanada përfundoi me Donald Trump që nuk firmosi deklaratën e përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Në Tëittet, Presidenti amerikan e cilësoi mikpritësin kanadez Justin Trudeau si “të pandershëm dhe të dobët”.

Zyra e Macron tha se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do ta mbështesin komunikatën përfundimtare të G7-s.

“Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë. Ne ndërmarrim angazhime dhe u përmbahemi atyre. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit”, lexohet në deklaratën e Presidencës Franceze.

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri. Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button