Home / Ekonomia / Kompanitë holandeze interes për investime në Shqipëri

Kompanitë holandeze interes për investime në Shqipëri

Thithja e investimeve të huaja është një nga detyrat kryesore të përfaqësive shqiptare në botë në kuadër të diplomacisë ekonomike.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi shprehet për ATSH-në se, Ambasada e Shqipërisë në Holandë në këtë kuadër ka zhvilluar disa forume biznesi.

“Ne bashkëpunojmë jo vetëm me kompanitë e interesuara, por edhe me RVO (Netherlands Enterprice Agency), AIDA (Tiranë), Dhomat e Tregtisë në Holandë, Ministrinë e Ekonomisë në Holandë, Dhomën Shqiptare të Tregtisë dhe sigurisht Departamentin e Diplomacisë Publike në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme”, – shprehet Ambasadorja.

“Forumet e biznesit, të cilat i vlerësojmë shumë të rëndësishm, i kemi zhvilluar në Ambasadë, në RVO dhe shpesh në bashkëpunim me Ambasadat holandeze në Tiranë dhe rajon”, – thekson ajo.

Po ashtu, në mënyrë të vazhdueshme Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë dhe anëtarët e stafit të ambasadës, kanë zhvilluar takime edhe bilaterale me kompanitë e interesuara për investime në Shqipëri dhe me kompanitë që operojnë në Shqipëri.

“Me këto të fundit kemi bashkëpunuar për mbarëvajtjen e investimeve në vend, si dhe për t’i paraqitur si histori suksesi këtu në Holandë”, – shprehet Ambasadorja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: