Home / Bota / Trump arrin në Singapor për samitin me Kimin

Trump arrin në Singapor për samitin me Kimin

Trump arriti në Singapor, vetëm disa orë pasi avioni i Kimit arriti po ashtu në Singapor, ku dy liderët do të takohen për herë të parë për të diskutuar për programin bërthamor të Phenjanit dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Që të dy liderët janë pritur nga ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Trump dhe Kim do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Gjatë të shtunës, Trump kishte deklaruar se takimi i 12 qershorit, është “shansi i vetëm” për Korenë e Veriut

Në delegacionin e Trumpit për këtë samit është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretarja për media Sarah Sanders.

Leave a Reply

Your email address will not be published.