Kronika

Jo Veting për Adriatik Llallën, jashtë sistemit të Drejtësisë për 15 vjet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur sot në mënyrë përfundimtare se ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do t’i nënshtrohet Vetingut. KPA e ka përjashtuar ish-kryeprokurorin nga çdo funksion në sistemin e Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

KPA ka vendosur t’i heqë të drejtën subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe jep një zgjidhje përfundimtare të plotë çdo pretendimi, qoftë subjektit të rivlerësimit si dhe garanton mbrojtjen e interesit të publikut të sanksionuar në Kushtetutë për të mos lejuar kthimin e kësaj kategorie subjektesh në sistemin e drejtësisë.

KPA shprehet se për këto arsye, trupi gjykues mbështetur në nenin 66 /1 germa f e ligjit 84 të vitit 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi: Ndryshimin e vendimit nr 2 datë të KPK-së, si më poshtë; 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Lllalla. 2-Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLD-së, KLP-së apo ILD-së apo prokuror I Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh.

“Ndaj këtij vendimi subjekti ka të drejtë të ushtrojë ankimim në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut”, thuhet në vendimin e KPA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button