Rajoni

Erdogan: Nuk mund të qëndrojmë jashtë koalicionit antixhihadist

ee579-524x350Turqia nuk mund të qëndrojë jashtë koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS), deklaroi dje presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit do të vendosë këtë javë për natyrën e pjesëmarrjes në këtë koalicion.

Prej shumë muajsh, pozicionimi i kujdeshëm i Turqisë kundër ISIS-it zhgënjente Perëndimorët, por pas udhëtimit të fundit të Erdoganit në SHBA me sa duket gjërat kanë ndryshuar.

“Ne do të zhvillojmë bisedime me autoritetet përkatëse kët javë. Ne do të jemi aty ku duhet të jemi. Nuk mund të rrimë jashtë kësaj”, tha Erdogani në një fjalim në forumin ekonomik botëror në Stamboll.

Ai shtoi se edhe një ndërhyrje tokësore mund të jetë e nevojshme.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, theksoi dje se qeveria do të paraqesp sot një projektmandat ku autorizohet ndërhyrja e forcave të armatosura në Irak dhe Siri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button