Home / Kronika / Vetingu, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Vetingu, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Trupa gjyqësore përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. Pas seancës dëgjimore për kreun e gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ku u morën në vlerësim pasuria, figura dhe aftësitë profesionale, ai ka kaluar me sukses procesin e Vetingut.

“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, ishte vendimi i dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vetë subjekti rivlerësues nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore të 8 qershorit kishte deklaruar se Dedja ishte shfaqur bashkëpunues gjatë llogaridhënies.  Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisionerja Xhensila Pine analizoi pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit.

Tashmë,  ndër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, i fundit që do t’i nënshtrohet Vetingut është Gani Dizdari. Nga e gjithë trupa e Kushtetueses, Vitore Tusha dhe tashmë, Bashkim Dedja janë të vetmit që kaluan Vetiungun.

Leave a Reply

%d bloggers like this: