Europa

E djathta rimerr Senatin, ekstremi i djathtë hyn për herë të parë

LES "PRIVILÈGES" DU SÉNAT SUSCITENT LA POLÉMIQUEE majta franceze, në pushtet, pësoi dje një humbje tjetër elektorale me kthimin e Senatit në duart e së djathtës, madje iu hap dera edhe Frontit Kombëtar (FN), një fitore historike për ekstremin e djathtë të Marin Le Pen.

Opozita konservatore, që kishte nevojë të merrrte shtatë vende më shumë për të garantuar maxhorancën absolute (175 në 348), rimori dhomën e lartë të parlamentit francez, që e kishte humbur që prej vitit 2011.

Në saj të rezultateve të pjesshme, UMP-ja, partia kryesore e së djathtës nga ku ka dalë ish-presidenti Nicolas Sarkozy, që është rikthyer në skenën politike, dhe aleati i saj UDI-ja morrën 180 vende në Senat.

Presidentja e Frontit Kombëtar përshëndeti hyrjen historike për këtë parti në Senat me dy poste senatori.

Për qeverinë socialiste kjo është humbja e tretë brenda një viti, pas zgjedhjeve vendore dhe atyre evropiane. Ndonëse nuk ka një impakt shumë të lartë, ko përbën një tjetër sinjal negativ për presidentin François Hollande, shumë jo popullor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button