Ekonomia

Gjermeni: Komunitetet luajnë një rol kryesor në zhvillimin e turizmit

gjeeermeni-466x350Në ceremoninë e hapjes së Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Turizmin dhe Zhvillimin e Komunitetit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, në Guadalahara të Meksikës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit theksoi se “komunitetet luajnë një rol kryesor në zhvillimin e turizmit”.

“Turizmi mund të fuqizojë komunitetet nga perspektiva ekonomike dhe sociale. Unë vij nga një vend, i cili vetëm 23 vjet më parë ishte nën diktaturën komuniste dhe komunitetet ishin thjesht marrës të politikave publike, ndërkohë sot, komuniteti në Shqipëri është pjesë e procesit vendimmarrës. Komunitetet sot nuk konsiderohen vetëm destinacione, por janë një zë i fortë në hartimin e strategjive të zhvillimit të turizmit”, është shprehur ministrja.

Gjermeni bèri me dije edhe disa iniciativa të marra nga Qeveria Shqiptare për të rilindur traditën dhe vlerat e komuniteteve. “Ne kemi nisur zbatimin e Projektit të “Përmirësimit të Zonës Turistike” në Krujë, një nga qytetet më historike të vendit. Qëllimi ynë është jo vetëm rigjallërimi i Pazarit të Vjetër, por e rëndësishme është të rrisim ndërgjegjësimin për ta ndihmuar komunitetin, t’i kthehet traditës së punimeve me dorë. Ne duam t’i bëjmë komunitetet të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë dhe vlerave, duke hartuar programe të përshtatshme. Komunitetet janë imazhi i një vendi, fuqizimi dhe vetëndërgjegjësimi i tyre për rëndësinë e traditave, vlerave dhe mikëpritjes ështe mjeti më i mirë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe për t’ia transmetuar këtë turistëve të huaj”, deklaroi Ministrja.

“Partneriteti publik-privat është një mjet i rëndësishëm. Ne duhet të ndryshojmë mendësinë e komuniteteve, duhet të përdorim njohurinë dhe origjinalitetin e tyre për të hartuar strategjitë tona kombëtare, në dobi të mirëqenies së vendit.Ne besojmë në rolin e komuniteteve dhe sipërmarrësve privatë dhe qëllimi ynë është forcimi i partneritetit dhe krijimi i modeleve të suksesshme, publike-private”, ka deklaruar Gjermeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button