Sporti

Show i Ronaldos, nuk ka fitues në derbin iberik: Portogali-Spanjë 3:3

Cristiano Ronaldo show. Ylli portugez dhuroi spektakël duke e nisur me një tregolësh Botërorin Rusi 2018-të dhe duke i hequr fitoren nga duart Spanjës. Nuk prodhoi fitues derbi iberik me luzitanët dhe La Rojan që lanë gjithçka të hapur për vendin e parë në grupin B, me CR7-ën që i ngriu buzëqeshjen në fytyrë Fernado Hierros i cili ishte shumë pranë fitores në debutimin e tij në stolin e Spanjës.Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare ajo mes dy gjigandëve të futbollit europian, 1-herë kampionëve të botës dhe kampionëve në fuqi të Europës. Portugali-Spanjë kishte pothuajse gjithçka brenda dhe filloi menjëherë me gol. Që në minutën e 2-të arbitri italian Rochi akordoi një 11-metërsh për luzitanët me Ronadon që i shtëpoi mbulimit të shokut të tij të skuadrës te Reali i Madridit, Nacho, duke i vjedhur 11-metërshin. Nga pika e bardhë CR7-ta mposhti De Gean për avantazhin e të tijëve. Goncalo Guedes humbi 2 mundësi të mira duke mos shfrytëzuar kundërsulmet e portugezëve, për të dyfishuar shifrat. Atë që së bëri dot Portugalia e realizoi Diego Costa.

Të kota pretendimet e portugezëve në të 24-ën për një faull të sulmuesit të Atletico Madrid ndaj Pepes, sepse Rochi e cilësoi si të rregullt marrjen e topit nga Diego Costa i cili më pas bëri gjithçka vetë duke barazuar shifrat me një gol të bukur. E pafat La Roja pak sekonda më vonë me traversën që ndali topin e goditur fluturimthi nga Isco. Sërish në avantazh Portugalia pak përpara pushimit me De Gean që bëri një gafë të rëndë, duke i shpëtuar topi nga duart pas një goditjeje të Cristianos nga distanca. Gjithsesi hyri më e mirëvendosur në fushë në pjesën e dytë dhe në harkun e 3 minutave nga e 55-ta në të 58-ën përmbysi shifrat.Fillimisht Diego Costa shfrytëzoi asistin e Busquets duke barazuar shifrat, ndërsa 3 minuta më vonë Nacho shleu gabimin e minutave të para duke mposhtur Rui Patricion me një goditje spektakolare nga distanca. Atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me fitoren e spanjollëve, Cristiano Ronaldo nxorri nga repertori i tij një perlë, duke shënuar një gol spektakolar nga një goditje standarte për të shmanguar humbjen e skudrës së tij dhe për t’u dhënë një pikë kampionëve në fuqi të Europës. Me këtë 3-golësh Ronaldo tashmë është favoriti kryesor për të fituar Këpucën e Artë të Botërorit ndërsa CR7-ta shënoi në të 4-in Botëror radhazi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button