Sporti

Trajneri i Islandës: Më duhet një formulë për të ndaluar Messin

Heimir Hallgrimson trajneri i Islandës që bën dentistin “në kohën e lire”, pak orë përpara startit të sfidës ndaj Argjentinës, në konferencën për shtyp ka bërë të ditur se nuk kam asnjë formulë për të ndalur Mesin.

Ai ka shtuar se s’do t’u japë lojtarëve asnjë udhëzim për mënyrën si do e ndalin. “Normalisht, do ishte e padrejtë të caktoja dikë për të ndjekur Mesin”, thekson Hallgrimson. Për Islandën ku do jetë Botërori i parë në historinë e kombëtares skandinave dhe në ndeshjen debutuese do përballet pikërisht ndaj njërit prej lojtarëve më të fortë në botë, kapitenit argjentinas. “Të gjithë përpiqen ta ndalin, por ai shënon gjithmonë sepse është një nga lojtarët më të fortë në planet: duhet të punojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të luajmë si skuadër”.

Një nga arsyet që shtynë trajnerin e Islandës Hallgrimson të heqë dorë nga markimi individual mbi Mesin, është se rreth tij ka shumë lojtarë të tjerë të talentuar. “Të gjithë më pyesin për Mesin, por skuadra e Argjentinës ka lojtarë të tjerë të mëdhenj: secili prej tyre luan në

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button