Home / Sporti / Pique thumbon Ronaldon: Ai është i lindur për të simuluar

Pique thumbon Ronaldon: Ai është i lindur për të simuluar

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka kritikuar yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldon, duke thënë se goli heroi që realizoi hat-trick u rrëzua vet në tokë te goli i fundit.

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer kundër Spanjës me het-trik, ku Portugalia mori një pikë duke barazuar 3-3.

Portugalia ishte duke humbu 3-2 deri në minutën e 89’ kur Ronaldo nga një goditje dënimi që mori, që për Piquen ishte simulim, shënoi një gol tejet të bukur, ndoshta më të mirin deri më tani në Botëror.

Pique tha se CR7 është lindur për të simuluar, pasi nuk i pëlqeu edhe ajo që bëri me Nacho Fernandez pas dy minutave lojë, duke fituar penallti që e konkretizoi pa problem në gol.

“Ne kishim më shumë shanse. Ata kishin tri goditje dhe shënuan tre gola”, tha Pique.

“Ndeshja shkoi siç shkoi dhe duhet ta pranojmë. Por, në fillim të Botërorit të pranosh një penallti pas dy minutave lojë, të lë me ndjenja të përziera se si mund ta shkojë tani ndeshja!”.

“Cristiano është i lindur për të simuluar”

Leave a Reply

Your email address will not be published.