Në sajë të operacionit “Premtimi” janë ndaluar Shahe Koko, 23 vjeç, Hamdi Seferi, 18 vjeç nga Gjirokastra.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.