Home / Politika / Rama në Lurë, u premton rrugën: Do të dalin nga varfëria familjet që merren me agorturizëm

Rama në Lurë, u premton rrugën: Do të dalin nga varfëria familjet që merren me agorturizëm

“Përgjigja është që në vend se të synohet e pamundura dhe njerëzit strapacohen duke punuar nga momenti kur del drita e deri kur bie errësira për të prodhuar në bujqësi apo blegtori dhe për të mbijetuar duke i marrë prodhimet në çantë e duke dalë të rruga për ti shit të kthejnë sytë nga miniera e jashtëzakonshme e bukurive natyrore dhe trashëgimisë historike dhe kulturore dhe t’i drejtohen agroturizmit”, tha Rama.

Jo vetëm tregun e domateve e patateve, po tregun e agroturizmit, tha ai. Mbështetja e shtetit për këtë zonë tha ai nis nga infrastruktura.

“Ajo që ju them është që ne nuk do e lëmë rrugën pa e bërë,vetëm mos filloni që sot në Facebook pse nuk filloi rruga, sepse nuk bëhen rrugët kaq kollaj sa thuhet fjala. Sepse kërkojnë një proces të tërë. Duhet projekti, pastaj duhet gjetur financimi, pastaj gjithë procedurat për të gjetur se kush e bën dhe pastaj duhet gjithë procesi për të nënshkruar kontrata dhe këto janë periudha të gjata jo të shkurtra”, tha ai.

Në këto katër vjet patëm dy probleme madhore, tha kryeministri, rrugët e papërfunduara, dhe borxhi që duhet tu ishte shlyer atyre që kishin bërë rrugët.

“Katër vjet ishin për të dalë e për të nxjerrë kokën mbi ujë. Tani kemi mundësi që jo vetëm rrugën e Arbrit ta fillojmë e përfundojmë po dhe disa rrugë të tjera, siç është dhe rruga e Lurës”, vijoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.