Sporti

Rusi 2018, Kroacia përballet me Nigerinë

Dita e tretë e Botërorit të Rusisë do të mbyllet me ndeshjen e Grupit D mes Kroacisë dhe Nigerisë, dy skuadra që kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës edhe në Botërorin e vitit 2014 me ballkanasit që fituan bindshëm 4-0.

Kroacia luan botërorin e saj të 5 dhe rezultati më i mirë i saj është vendi i tretë në Botërorin e Francës në vitin 1998.

Pas këtij viti, kroatët në edicionet e ardhshme nuk kanë mundur më që të kalojnë fazën e grupeve të një Kupe bote. për më tepër, në 3 edicionet e fundit Kroacia nuk ka mundur të fitojë asnjëherë ndeshjen e parë në grup.

Në krahun tjetër, Nigeria është në pjesëmarrjen e saj të 6 në Botëror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button