Home / Kronika / Niset në misionin në Letoni kontigjenti i III i EOD

Niset në misionin në Letoni kontigjenti i III i EOD

Shefi iShtabit të Përgjithshëmtë FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së kontingjenti i III i EOD, i cili do të marrë pjesë në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar (enhancedForëardPresence – eFP) të NATO, si pjesë e grupi-batalionit të udhëhequr nga forcat kanadeze në Letoni.

Në ceremoni merrnin pjesë gjithashtu Komandanti i Komandës Mbështetëse Kolonel Gaspër Lala, drejtorë  të drejtorive në Shtabin e Përgjithshëm, komandantët e reparteve të vartësisë të kësaj komande si dhe familjarët e pjesëtarëve të këtij kontingjenti.

Në përshëndetjen e tij drejtuar trupave, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSHgjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, pasi shprehu kënaqësinë dhe privilegjin në marrjen pjesë në këtë ceremoni tëveçantë, u shpreh ndër të tjera :” Bashkë me kolonel Lalën patëm rastin të vizitojmë bazën ku kontigjenti i II EOD është i dislokuar dhe u ndjeva i emocionuar dhe teper krenar për punën dhe përkushtimin që po tregojnë forcat tona EOD përkrah vendeve aleate të NATO…”

Gjeneral Kollçaku, duke u uruar trupave rrugë të mbarë dhe kthim shëndosh e mire në atdhe, u kërkoi atyre të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe të mbajnë gjithmonë lart dhe me krenari flamurin dhe emrin shqiptar.

Në emër të kontigjentit të III EOD përshëndeti Komandanti i këtij kontigjenti major Markelian Kodra, i cili premtoi se ky kontigjent do të përfaqësojë denjësisht Forcat e Armatosura shqiptare me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave që do tu ngarkohen në fushën EOD.

Në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar (enhancedForëardPresence – eFP) të NATO në Letoni do të  marrin pjesë 21 efektivë EOD.

Ceremonia vijoi me dorëzimin e flamurit për Kontingjentin e III EOD që niset në Letoni dhe u mbyll me një foto të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.