MaqedoniaRajoni

PRESPË – Athina dhe Shkupi nënshkruajnë marrëveshjen për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

Ministrat grekë dhe maqedonas të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov nënshkruan sot, në fshatin kufitar të Psarades, marrëveshjen që parashikon ndryshimin e emrit aktual të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë (ARYM) në “Maqedonia e Veriut”.

Mes krerëve të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në anën greke të liqenit të Prespës bënin pjesë kryeministrat, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, negociatori i OKB-së, Matthew Nimetz dhe përfaqësuesja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mohgherini.

“Ne bëmë sot detyrën tonë patriotike (…), një hap historik për të mbyllur plagët e të kaluarës dhe për të hapur rrugën për bashkëpunim për vendet tona, Ballkanin dhe gjithë Europën”, deklaroi Cipras.

“Ky hap nuk duhet të pezullohet (…) sepse ne po japim një shembull për të ndërtuar të ardhmen kundër urrejtjes”, shtoi ai.

Kjo marrëveshje, parashikuar për të hyrë në fuqi brenda gjashtë muajve, pritet të heqë bllokimin grek për hyrjen e Shkupit në BE dhe NATO.

“Pas 27 viteve mosmarrëveshje, kjo zgjidhje është me një rëndësi strategjike dhe mund të “lëvizë dhe malet” për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Nga pala maqedonase, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti, të miratohet me referendum dhe të aktivizohet nga një rishikim kushtetues. Ajo do t’i paraqitet për ratifikim edhe Parlamentit grek.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button