Rajoni

Emri kalon mes dhunës! Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen

Me 153 vota pro dhe 127 kundër është ratifikuar prej Parlamentit grek marrëveshja për emërtimin e ri të Maqedonisë, e cila do të firmoset prej ministrave Kotzias dhe Dimitrov në Prespë këtë të dielë.
Votimi, që kishte edhe formën e mocionit të mosbesimit për kabinetin Tsipras bëri bashkë koalicionin Syriza-Anel dhe siç ishte parashikuar, kundër votuan 127 deputetë të opozitës, ndërsa komunistët u larguan nga salla.

Kundër votoi vetëm një deputet qeverisë, anëtar i partisë Anel, i cili edhe u largua nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Marrëveshja u sulmua ashpër prej opozitës, e cila e quajti atë tradhti që i bëhet vendit, ndërsa qeveria thotë se marrëveshja mbyll përgjithmonë një ngërç që mbante peng vendin prej gati 30 vjetësh.

Në kohën që brenda Parlamentit vazhdonin diskutimet me tone të larta, edhe jashtë tij situata ishte po kaq e tensionuar.

Grupime të mbështetura prej ekstremistëve të djathtë dhe shoqatave të maqedonasve, sulmuan parlamentin dhe tentuan të hynin brenda tij, por ka qenë ndërhyrja e policisë që shpërndau dhunshëm protestën.

Një tjetër grup protestuesish sulmuan edhe automjetet e deputetëve, të cilët po dilnin prej godinës së Parlamentit duke dëmtuar disa automjete.

Edhe në këtë rast, ndërhyrja e policisë ishte vendimtare për qetësimin e situatës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button