Home / Rajoni / Maqedonia / Partitë shqiptare përshëndesin marrëveshjen

Partitë shqiptare përshëndesin marrëveshjen

Marrëveshjen për emrin e mbështetë edhe partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët. Flakron Bexheti tha se kryesia e partisë do të analizojë detajet e marrëveshjes dhe do të ndërtojë qëndrim në rast të vërejtjeve eventuale.

“Sa i përket detajeve të marrëveshjes organet e partisë, përfshirë kryesinë dhe akademinë politike të partisë do të japin një sqarim më të detajuar për vërejtjet eventuale ndërsa ne e vlerësojmë si akt pozitiv nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke i inkurajuar palët që të vazhdojnë me zbatimin e saj”, deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Marrëveshjen për emrin e mbështetë edhe lëvizja Besa e Afrim Gashit, e cila është pjesë e ekzekutivit. Në një komunikatë të Besës thuhet se ndonëse, si shqiptarë, mund të kishim bërë edhe saktësime për pjesë të caktuara të marrëveshjes – që kanë të bëjnë me identitetet etnike dhe gjuhësore në vend, por kur kihet parasysh se kjo marrëveshje është hap për anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave për BE, mbase ky duhet të jetë edhe kompromisi jonë, thuhet në komunikatën e Besës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.