Home / Bota /  Merkel pranon afatin e ministrit të Brendshëm për migrantët

 Merkel pranon afatin e ministrit të Brendshëm për migrantët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pranoi afatin, deri në fund të qershorit, të vendosur nga ministri i Brendshëm, Horst Seehofer për kontrollin e kufijve, njoftuan burime të brëndëshme.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi pak më parë do të kthente migrantët në kufi, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk gjente një zgjidhje në nivel unioni deri në fund të qershorit.

Seehofer nuk heq dorë, ndryshe nga Merkel, mbi synimet e tij mbi kontrollin e kufijve duke theksuar se Gjermania do të fillojë të mos i pranojë më emigrantët në kufi.

Seehofer kërcënon se do të detyrojë edhe vendet e tjera, në kuadër të një lufte më të gjerë kundër këtij fenomeni shqetësues, të bëjnë të njëjtën gjë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: