Home / Politika / Ambasadorja e BE-së Vlahutin: Nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri

Ambasadorja e BE-së Vlahutin: Nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri

Nga Berati, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin hodhi poshtë pretendimet për ngritjen e një kampi refugjatësh.

Sipas saj ajo për të cilën është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp.

” Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund tjua siguroj që është absolutisht një jo.

Pra ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë”, tha Vlahutin.

Vlahutin i referohet një debati të vjetër, pasi jo të pakta kanë qenë mediat e huaja që kanë shkruar për planet e Evropës për të krijuar një sërë qendrash strehimi për emigrantët jashtë vendeve të unionit. Këtë të hënë, artikulli i fundit ka qenë ai i Deutsche Welle, e cila shkruante për mundësinë e krijimit të “parkingjeve” jashtë BE-së, një ide e cila po “shtyhet” nga Austria e favorizohen dhe nga disa shtete të Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published.