Home / Politika / Rama: PD ka kthyer debatin parlamentar në teatër të dhunshëm

Rama: PD ka kthyer debatin parlamentar në teatër të dhunshëm

Një parti të zbrazur mendërisht e politikisht, e cilësoi sot Kryeministri Edi Rama Partinë Demokratike, e cila sipas tij, “është angazhuar fizikisht dhe e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme”.

Kryeministri Rama ironizoi zhvillimet e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku deputetët e opozitës shoqëruan me debate të ashpra e akte dhune, seancën dëgjimore për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Medias për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar u zhvillua me debate të ashpra për shkak të pranisë së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pas debateve me kryetaren e komisionit Albana Vokshi , kreu i bashkisë Veliaj dhe mazhoranca u larguan

One comment

  1. Cesht kjo opozit, qe mban keta rrrugac e gancaster, qe sdin gje tjeter vec dhunes, sharjeve, fyerjeve dhe sjelljeve rrugacerore, sa na i kan veshtirosur te ndjrekim punimet e parlamentit dhe komisjoneve. Kete e shohim vazhdimisht ne parlament, me ne krye injorantin, Noka dhe ca zagar qe lehin e veprojn si mos me keq, ndaj kryeministrit dhe mazhorances.
    Me qen se deshtuan me Babalen, qe u munduan ta kethejn ne kauz, por beshtuan se ai ishte nje inskenim, per te perfituar politikisht dhe per te krijuar destabilitet politik. Tani mundohen te gjejn gjithfar ycklash e sebepe, vetem e vetem, te pengojn rreformat dhe punet e mira te qeveris, te bashkis, qe kryebashkiaku Velia i dha emer, duke e ber cdo dit e me mir, te bukur, ne te gjitha drejtimet, per te punuar e jetyar ne menyr sa me te kulturuar.
    Vazhdo zoti Velia, me ate pasjon, vizjon dhe perkushtim si deri me sot Ndryshimi, qe ju sollet ne kryeqytet, na ben qe cdo vit, te vim ti kalojm pushimet ne Atdheun ton te dashur dhe ne kryeqytetin, metropol dhe me te bukur ne Ballkan. Qent le te lehin, karvani te shkoi perpara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: