Home / Bota / Merkel përgënjeshtron deklaratat e Trump për kriminalitetin në Gjermani

Merkel përgënjeshtron deklaratat e Trump për kriminalitetin në Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgënjeshtroi sot deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili mbështeti sërish tezën se kriminaliteti është në rritje në Gjermani për shkak të fluksit të migrantëve.

« Përgjigja ime për këtë është se ministri i Brendshëm gjerman prezantoi së fundmi statistikat për kriminalitetin, dhe faktet flasin vetë », u shpreh Merkel.

Disa orë më parë, Trump për herë të dytë brenda dy ditësh u shpreh me anë të një postimi në Twitter se kriminaliteti është rritur në Gjermani që kur Merkel i hapi dyert e vendit të saj më shumë se një milionë azilkërkuesve që nga viti 2015.

Presidenti amerikan theksoi më tej se zyrtarët gjermanë nuk duan të përllogarisin saktësisht këto krime.

Në një raport për vitin 2017 publikuar në fillim të muajit maj, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer mirëpriti faktin se në vitin 2017 numri i sulmeve fizike ndaj personave apo pasurive arriti nivelin më të ulët historik që prej vitit 1992, që nga përpilimi i statistikave për Gjermaninë e ribashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.