Bota

 Kina vendos tarifa shtesë ndaj importeve nga SHBA-ja

Komisioni i Tarifave Doganore i Këshillit të Shtetit të Kinës ka vendosur  tarifa shtesë deri në 25 për qind mbi 659 lloje artikujsh importi nga ShBA-ja, sipas CRI-së

Tarifat shtesë arrijnë vlerën e rreth 50 miliardë dollarëve amerikanë.

Sipas tyre, tarifat shtesë me vlerë rreth 34 miliardë dollarë për 545 artikuj, duke përfshirë produkte bujqësore, produkte ujore dhe automjete do të hyjnë në fuqi që nga 6 korriku.

Vendimi për tarifat e reja pason njoftimin e së premtes nga administrata e presidentit Trump se synon të zbatojë planin për vendosjen e tarifave shtesë deri në  25 për qind për importet kineze, me vlerë rreth 50 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se do të marrë masa të përkohshme antidumpingu për acidin hidrojodik të importuar nga vende të ndryshme, duke përfshirë ShBA-në.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se hetimi paraprak ka zbuluar se kompanitë kanë hedhur acid hidrojodik dumpingu nga ShBA-ja dhe Japonia në tregun kinez, duke dëmtuar interesat e industrisë përkatëse kineze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button