Bota

Macron dhe Merkel kërkojnë kthimin e çdo azilkërkuesi drejt shtetit ku është regjistruar në fillim

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për të kthyer çdo azilkërkues drejt shtetit ku është regjistruar në fillim.

« Ne po punojmë së bashku për një zgjidhje ndërqeveritare apo muliti-qeveritare me disa shtete të tjera anëtare të përfshira në këtë çështje », u shpreh Emmanuel Macron gjatë një konference shtypi me Angela Merkel pranë Berlinit.

Marrëveshja synon që azilkërkuesit të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në shtetin ku ata janë regjistruar.

Pjesa më e madhe e migrantëve që vijnë në Gjermani apo në Francë deri më sot kanë mbërritur nga Libia nëpërmjet Italisë, e cila duhet t’i regjistrojë ato në bazën e të dhënave EURODAC.

Në përputhje me rregullat europiane, është shteti i regjistrimit i cili në parim duhet të shqyrtojë dosjet e tyre të azilit, por që nga kriza migratore e vitit 2015, ky sistem nuk është respektuar de facto për të kursyer shtete si Italia dhe Greqia, portat kryesore hyrëse në Europë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button