Home / Sporti / Senegali befason Poloninë e Lewandowski-t

Senegali befason Poloninë e Lewandowski-t

Polonia ka dështuar në përballjen e parë në Botëror ndaj Senegalit, ku skuadra nga Afrika e ka mposhtur me lojë, por edhe me rezultat skuadrën e udhëhequr nga Robert Lewandowski.
Senegali shënoi nga një gol për secilën pjesë, ndërsa Polonia u zgjua vonë teksa shënoi vetëm 4 minuta para mbylljes së ndeshjes golin e vetëm të takimit.

Në fillimin e ndeshjes ishte Polonia më favorite, e cila në fazën eliminatoret nuk kishte marrë asnjë humbje, por fusha e lojës zbuloi se Senegali ishte një kundërshtar i fortë për polakët.

Rezultati u zhbllokua me një autogol nga Cionek në minutën e 37, ndërsa ish-lojtari i Milanit, Niang dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.

Ndërkohë, përpjekjet e vakëta të Polonisë u shpërblyen vetëm në minutën e 86, kur KrychoWiak realizoi me kokë.

Tashmë, Polonia do të ketë një ndeshje tejet të vështirë, e cila pritet të vendosë gjithçka për ta, ndaj Kolumbisë që humbi 2-1 ndaj Japonisë më herët ditën e sotme.

Ndërkohë, Senegali do të shkojë më i qetë në sfidën ndaj Japonisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: