Kronika

Pësoi ishemi cerebrale, ja si është gjendja e deputetit të PS

Është përmirësuar gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Paulin Sterkaj. Ditën e djeshme, ai pësoi ishemi cerebrale, ndërsa burime spitalore kanë bërë të ditur se gjendja e tij ndodhet e mirë.  Sterkaj po mbahet nën kontrollin e mjekëve të shërbimit të Neurologjisë.

Kujtojmë këtu, se ishte kryeministri Rama që dha lajmin dje për gjendjen shëndetësore të Sterkaj, ku shkruante: “Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit Forca mik Jemi të gjithë me ty ”

Shqetësimet shëndetësore për deputetin kishin nisur dy ditë më parë, pikërisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, por ditën e djeshme pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shkuan menjëherë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button