Home / Sporti / Portugalia e Spanja, të etura për pikë. Uruguaji synon kualifikimin

Portugalia e Spanja, të etura për pikë. Uruguaji synon kualifikimin

Portugali-Marok është ndeshja që do të hapë ditën e 7 të Kupës së Botës. Për skuadrën afrikane është një përballje për “jetë a vdekje”, e përballë do të kenë kampionët e Europës.
Sa për statistikë, Portugalia nuk humbet ndaj një skuadre joeuropiane në një Kupë Bote që nga viti 2002, kur u mposht 2-1 nga Koreja e Jugut. Fernando Santos e ka konfirmuar formacionin që do të aktivizojë, pjesë e të cilit do të jenë Silva, Guedes dhe Bruno Fernandes, që do të mbështesin Ronaldon, me sulmuesin e Realit që do të kërkojë të pasurojë numrin e golave të tij në këtë Botëror.

Në orën 17:00 do të zbresë në fushën e lojës Uruguaji, që do të përballet me Arabinë Saudite, për të mbyllur llogaritë e ndeshjeve të dyta në grupin A.

Skuadra e Tabarez ka mundësinë më të mirë të fitojë këtë ndeshje dhe të hipotekojë kualifikimin për në 1/8-at e finaleve. Mendohet se Uruguaji do të luajë me të njëjtin formacion si në sfidën ndaj Egjiptit, me dyshen Cavani-Suarez në sulm, të cilët janë në kërkim të golit të tyre të parë në këtë edicion të Kupës së Botës.

Arabia Saudite duket e pashpresë në këtë pikë, ndërkohë që edhe në 3 edicionet e mëparshme të Botërorit ajo e ka mbyllur e fundit fazën e grupeve, ndërkohë që nuk ka shënuar asnjë gol në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të saj në këtë kompeticion.

Dita e sotme e Kupës së Botës mbyllet me ndeshjen mes Iranit e Spanjës. Askush nuk e kishte menduar se do të ishte Spanja, ajo që do të ndiqte pas skuadrën aziatike, që fitoi ndeshjen e parë ndaj Marokut.

Kjo e sotmja do të jetë përballja e parë mes Iranit e Spanjës. Skuadra iraniane nuk ka mundur të fitojë asnjëherë ndaj ekipeve europiane, ndërsa kujtimi i vetëm i hidhur për skuadrën spanjolle në përballjet me skuadrat aziatike është eliminimi në Botërorin e 2002-shit nga Koreja e Jugut. Skuadra spanjolle do të luajë më të njëjtin formacion si në sfidën e parë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: