Sporti

Kovaçiç: S’kemi frikë nga Argjentina! Individualisht jemi më të mirë sesa ata, pa Messin

Kovaçiç, i cili luajtur 12 minutat e fundit gjatë fitores 2-0 të ballkanasve kundrejt afrikanëve, mendon se nuk ka shumë dallime mes dy kombëtareve rivale, nëse nga “Albicelestet” hiqet emri i Messit.

“Argjentina varet shumë nga Messi, edhe pse ata kanë një ekip të mirë në pozicionet e tjera”, ka thënë ai për reporterët. “Është pikërisht Messi që duhet të përkujdeset për ata thuajse gjatë të gjithë kohës. Ai është një fenomen dhe kjo është e padiskutueshme, sepse mund ta zgjidhë një ndeshje i vetëm në çdo moment. Megjithatë, ne nuk duhet të kemi frikë nga Argjentina, pasi individualisht jemi më të mirë sesa ata, me përjashtim të Messit. Thënë këtë, ne duhet të luajmë siç dimë ne, e jo nën imponimin e lojës së tyre”.

Një fitore e mundshme më 21 qershor do të bënte që kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Daliç të siguronte kualifikimin në raundin e 1/8-ave, një sukses që Kroacia e ka arritur vetëm një herë në 3 kompeticionet e fundit të Kupës së Botës.

Ky moment shënohet pikërisht 20 vite më parë, në prezantimin e parë të kroatëve pas pavarësisë nga ish-Jugosllavia, kur Kroacia do të arrinte deri në gjysmëfinalet e “France 1998” pas eliminimit të Gjermanisë, por do të humbisnin 2-1 ndaj francezëve organizatorë, edhe pse kaluan të parët në avantazh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button